Flash

Patozi kujton hapjen e çadrës, një vit më parë: Mos e mallkoni 18 shkurtin!

Lapsi.al 18 February 2018
Patozi kujton hapjen e çadrës, një vit më parë: Mos e

Një vit më parë në bulevardin Dëshmorët e Kombit , Lulzim Basha shpalli vendimin për të ngritur çadrën e protestës përballë kryeministrisë. 18 shkurtin e një viti më parë, nuk e ka harruar Astrit Patozi, që i kujton demokratëve të mos ia veshin kësaj date “të gjitha të zezat dhe hallet, që i janë shtuar Partisë Demokratike në këto vitet e fundit”.

Sipas Patozit, për t’u mallkuar, është data e mbylljes së çadrës, 18 Maji i marrëveshjes Rama-Basha, jo vendimi për ta hapur çadrën.

“Çfarëdo që të thonë ata sot janë të paqortueshëm, pasi koha në një farë mënyre u ka dhënë të drejtë. Ndaj u falet edhe ndonjë ekzagjerim apo pasaktësi.

Unë për vete do ta kurseja sot përkujtimoren, sepse do të pres me durim 18 majin për të "festuar", siç i takon asaj dite të madhe.

Natyrisht, nuk e bëj se më dhimbset Lulzim Basha dhe as ndonjë dashnor i vonuar, që mund të ëndërrojë ende Republikën e tij të Re.

Por sepse, pavarësisht faktit që u shpërdorua nga kryetari i Partisë Demokratike, ajo protestë e madhe demokratësh u bë për një kauzë të drejtë, e cila vazhdon të mbetet e tillë edhe sot. Për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Sepse problemi nuk ka qenë asnjëherë hapja e çadrës, por mbyllja e turpshme e saj, kur Lulzim Basha shiti gjithçka dhe gjithëkënd për të të marrë si "dhpërblim" humbjen katastrofike te Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha varrosjen e perspektivës politike të saj.” shkruan Patozi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI