Flash

Fatmir Xhafaj tregon kë do të prekë vetingu në polici

Lapsi.al 19 February 2018
Fatmir Xhafaj tregon kë do të prekë vetingu në polici

Projektligji i Vetingut në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe SHKÇB sapo ka nisur të prezantohet nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.

Xhafaj tha se ky projektligj synon të spastrojë radhët e Policisë dhe të evidentojë e promovojë ata punonjës që plotësojnë kriteret morale e profesionale që shërbejnë në këto struktura kyç.

“Do t’i nënshtrohen Vetting-ut policit, SHÇBA dhe Garda e republikës. Nga analiza rezultuan probleme që lidhen me integritetin dhe figurën e punonjësve, korrupsion dhe paaftësi në strukturat e punonjësve, vlerësime negative nga partnerët ndërkombëtarë për aspekte te veçanta, si dhe opinione të shoqërisë civile dhe publikut. Në ndërtimin e pr/ligjit duam që të ketë transparencë dhe besueshmëri për punonjësit, por edhe publikun, që të sigurojë gjithëpërfshirje në këtë proces, si dhe të jetë proces sa më i monitoruar nga ndërkombëtarët. Procesi ka në themel tri shtylla, kontrolli i figurës, pasuritë dhe profesionalizimi i punonjësve”, deklaroi ministri.

Po ashtu, në përfundim të ëktij procesi të rritet besueshmëria në radhët e këtyre misioneve, që kanë detyrë veprimin si skuadër përpballë krimit dhe korrupsionit.

U punua tre muaj për këtë draft në tre faza. Për hartimin e këtij drafti janë marrë parasysh analizat e punës të bëra në këto institucioneve. Është marrë parasysh që të jetë sa më transparent dhe i monitoruar nga partnerët ndërkombëtarë. Verifikimit mund t'i nënshtrohen edhe ish-punonjes policie me grada që janë larguar nga detyra dhe duan të kthehen.

Tri janë shtyllat kryesore në të cilat do të bazohet Vetingu i këtyre punonjësve: Kontrolli i figurës, i pasurive dhe i profesionalizmit.

Kriteret e vlerësimit do të jenë njesoj si ato të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Lidhur me figurën, do të shihet e shkuara dhe e tashmja, lidhjet me eksponentë të krimit nëse i ka dhënë apo përkrahje aktiviteteve kriminale.

Sa i përket pasurisë, do të jenë objekt verifikimi pasuritë që ka, të ardhurat bazë dhe lidhur me profesionalizimin, vlerësimet e bëra në vite, masat disiplinore etj."

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI