Flash

Fatmir Xhafaj hedh shashkën: Do të ketë Veting të pasurive të politikanëve!

Lapsi.al 19 February 2018
Fatmir Xhafaj hedh shashkën: Do të ketë Veting të pasurive

Është folur shumë për kontrollin e pasurive të politikanëve shqiptarë, përmes një procesi të mirëfilltë vetingu, njësoj me atë që ndodh me gjykatësit, prokurorët dhe policët.

Deri më sot nuk ka asgjë të shkruar në letër, por Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mbështetës i fortë i dy proceseve të vetingut në gjyqësor dhe polici, ka paralajmëruar nisjen e një vetingu në politikë.

Deklaratën e bëri gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë kur tha:

“Nëse duhet një ligj i vetingut për politikanët, unë jam i pari që do ta votoja me të dy duart. Besoj që ai draft duhet të ketë që të vetohem unë i pari, meqenëse jam hartuesi i reformës në drejtë- si, hartuesi i këtij projektligji dhe Ministër i Brendshëm për momentin në këtë detyrë. Por besoj fort që në mënyrën si është ndërtuar dhe vetë reforma në drejtësi, në mënyrën se si është konceptuar ajo, unë besoj shumë shpejt që do të kemi dhe veting për politikën, qoftë për çështje të figurës, qoftë për çështje të njerëzve në politikë. Dhe në mënyrë të veçantë të atyre që kanë pasur rol vendimmarrës, në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi”

Deklarata e Fatmir Xhafajt nuk ka asnjë bazë ligjore dhe është hera e parë që artikulohet publikisht. Duke marrë parasysh pengesat e forta që kaloi vetingu i gjyqësorit duket krejtësisht e pamundur që politikanët të miratojnë një ligj, i cili t’i hapë rrugë kontrollit të imtësishëm të pasurive të tyre.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI