Flash

Nëna përmendet pas aksidentit, mjekja: Po kërkon fëmijët!

Lapsi.al 19 February 2018
Nëna përmendet pas aksidentit, mjekja: Po kërkon

Mjekja e spitalit të Shkodrës, Dhurata Uruçi tregoi se fëmija i mbijetuar nga aksidenti i një nate më parë, është ende në rrezik për jetën. Sipas mjekes nëna e tre fëmijëve, Ervisa Preka është përmendur dhe kërkesa e parë e saj ka qenë të shohë fëmijët.

Fatkeqësisht foshnja 9 muajshe dhe vajza e vogël 5 vjeçe nuk mbijetuan dot nga aksidenti. Ndërsa 10-vjeçarja është ende në gjendje kome dhe vazhdon të jetë në rrezik për jetën.

"Janë katër të shtruar, të katërt trajtohen me terapi intensive, me rëndë është gjendja e vajzës të ciftit të aksidentuar, gjendje kromatoze, me shumë pak pikë, ndërsa tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Vajza vazhdon me qënë në gjendje rreziku për jetën”

Aksidenti ndodhi natën e kaluar në rrugën Velipojë-Shkodër, ku makina e familjes Preka u përplas me një mjet ku udhëtonin Sokol Mujaj dhe Andrea Gjergji. Nga përplasja mbetën të vdekur dy fëmijët dhe babai, Edmond Preka.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI