Flash

Noka për Vettingun në polici: Llogari policit për hashashin, kur kryeministëri mbush hundët me kokainë

Lapsi.al 19 February 2018
Noka për Vettingun në polici: Llogari policit për hashashin, kur

Flamur Noka është shprehur në komisionin e sigurisë se opozita nuk është kundër këtij procesi në parim, por ai është shprehur se nuk mund t’i kërkohet një polici të thjeshtë llogari për hashashin kur kryeministri mbush hundët me kokainë. Noka është shprehur se formulari i vettingut duhet plotësuar nga lart-poshtë nga ata që shkaktuan rrënimin e policisë

“Vettingu në polici është i nevojshëm dhe ne si opozitë nuk jemi kundër në parim. Megjithëse në ligjin organik të policisë së shtetit ka pasur të sanksionuar nene të caktuara, kur flasim për vërtetimet e personalitetit, për kontrollin e figurës së personalitetit dhe deklarimit të pasurisë të çdo oficeri policie. Nuk janë zbatuar, por ajo që është është e rëndësishme është, që policia qenka e rrënuar, e degraduar, e kanabizuar.

Kush e solli policinë në këtë gjendje?

Sepse kjo polici u katandis në këtë pikë dhe në këtë gjendje, pasi i duhej dyshes Rama-Tahiri: E para, për t’i kthyer borxhin krimit dhe për ta mbushur me ushtarët e saj policinë. E dyta, për ta përdorur për trafik droge dhe për të mbledhur para për të blerë votat. Si mund t’i kërkojmë një polici të thjeshtë llogari për hashashin kur kemi një kryeministër mbush hundët me kokainë?  Pra, ky formular, ky veting duhet të fillojë nga lart-poshtë, nga ata që e shkaktuan dhe e sollën në këtë gjendje dhe duhet të vazhdojë pastaj deri tek polici i thjeshtë. Se nuk ka bërë ndonjëherë vaki që në këtë vend në vend që të ishin në kërkim kriminelët, sot ke më shumë të kërkuar në kupolën e policisë. “ – tha Noka.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI