Flash

Lubonja: Nuk ka drejtësi, por një bandë që po sulmon një tjetër

Lapsi.al 19 February 2018
Lubonja: Nuk ka drejtësi, por një bandë që po sulmon

“Ju kujtohet atëherë kur filluan gjyqet e komunizmit. Këtej ndërtoheshin piramida andej vazhdonin gjyqet”. Janë fjalë të analistit Fatos Lubonja i pyetur për proceset gjyqësore të nisura për korrupsion si rasti “Xhika” apo “Haxhinasto”.

Lubonja thotë se këto çështje nuk janë një sinjal se po funksion drejtësia. Në studion e gazetares Eni Vasili në News 24, Lubonja tha se e sheh një goditje selektive të korrupsionit të atyre që janë në pushtet.

“Përveç asaj që këta kanë vjedhur, problemi është gjetke. Pyetja është a ka filluar të funksionojë drejtësia. Unë them që nuk ka filluar. Kjo është një lloj propagande dhe një lloj presioni ndaj kundërshtarëve. Është një drejtësi selektive. Por a është më mirë një drejtësi selektive, apo më mirë pa drejtësi fare?

Për mua kjo është një luftë bandash. Unë nuk them dot se kriminelët e pastrojnë njëri - tjetrin. Drejtësia që i ka të gjithë njëlloj para ligjit është një lloj drejtësie tjetër.

Nuk shoh drejtësi. Është i qartë selektiviteti. Kjo ka kosto edhe për ata që duan të punojnë edhe për ata që po vjedhin dhe që po fuqizohen politikisht. Këtu krimi po bëhet me kullat dhe askush nuk flet. Nuk kam hall kush hyn në burg, por të mbarojë ky sistem” – tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vlorë/ Shpërthehet marketi në mesnatë

Në ora 23:45 të mbrëmjes së djeshme, një dyqan produktesh ushqimore u hodh në erë, në Kaninë të Vlorës. Dyqani ishte në pronësi të 44-vjeçarit Dedtim Yzeiraj...

17:57

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI