Flash

Enver Robelli: Rama e shkeli mikpritjen e kosovarëve

Lapsi.al 19 February 2018
Enver Robelli: Rama e shkeli mikpritjen e kosovarëve

Ditën e djeshme, duke folur në parlamentin e Kosovës në seancën solemne për 10-vjetorin e pavarësisë, Edi Rama deklaroi se Shqipëria dhe Kosova mund të kenë edhe një president të përbashkët, si simbol të unitetit kombëtar, dhe jo vetëm ambasada të përbashkëta.

Gazetari Enver Robelli e cilëson këtë deklaratë të Ramës si shkelje të mikpritjes së kosovarëve. Në një editorial të tij në 'dialogplus.ch', Robelli shpjegon se presidenti i përbashkët do të limitonte sovranitetin e Kosovës. Ndërsa deklarata e Ramës pro UÇK-së dhe zhvlerësuese për rolin e Ibrahim Rugovës, sipas Robellit, shfaq ambicien e Ramës për të rishkruar historinë e Kosovës.

 “Ai erdhi në Kosovë si mysafir, por u soll si një njeri që e humb kontrollin nga pijet e banketit festiv dhe dëshiron të rrëzojë tavolinën. Në një datë me simbolikë të fuqishme kur shënohet 10-vjetori i pavarësisë, ai në të vërtetë e vë në dyshim jetëgjatësinë e Republikës së Kosovës duke propozuar «president të përbashkët». Një post i tillë domethënë limitim i sovranitetit edhe ashtu të rrezikuar të Kosovës nga Serbia. Hedhja në ajër e Kosovës së pavarur domethënë: ndarje territoriale dhe zhvendosje e një numri të caktuar të popullsisë. Pastaj «krahina e mbetur e Kosovës» mund të bashkohet me kë të duan, por vetëm si e nënshtruar dhe e dështuar si shtet. Sjellja e Edi Ramës është keqpërdorim mikpritjeje dhe goditje e rëndë ndaj shtetësisë së Kosovës. Edhe kësaj radhe ai, mes rreshtash, goditi lëvizjen për pavarësi të Ibrahim Rugovës, duke thënë se kur «konformizmi e rënia e idealeve dukeshin si fat i pashmangshëm» nga «gjiri i popullit dolën heronjtë».

Kjo është edhe një tendencë për të shkelur njërën lëvizje dhe për të favorizuar tjetrën. Por Kosova nuk do të ishte çliruar pa njërën prej këtyre lëvizjeve. Ambicia e Ramës për të rishkruar historinë e Kosovës mund të marrë përmasa edhe më të gjera nëse shqiptarët e Kosovës dhe politikanët e saj pranojnë rolin e «lopëve». Dhe këtë rol disa prej tyre e kanë pranuar, vetëm me kusht që të mos i pengojë askush në misionin e shenjtë të mbushjes së xhepave. Në këtë rrugë Edi Rama nuk i pengon. Madje mund t’i inkurajojë dhe japë ide.” – shkruan gazetari Enver Robelli.

©LAPSI.AL           

Të këshilluara

Vlorë/ Shpërthehet marketi në mesnatë

Në ora 23:45 të mbrëmjes së djeshme, një dyqan produktesh ushqimore u hodh në erë, në Kaninë të Vlorës. Dyqani ishte në pronësi të 44-vjeçarit Dedtim Yzeiraj...

17:57

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI