Flash

(VIDEO) Si shtyhen dhe kërcënohen me armë të rinjtë para plagosjes në Selitë

Lapsi.al 19 February 2018
(VIDEO) Si shtyhen dhe kërcënohen me armë të rinjtë

Videoja më poshtë zbulon momentin që i parapriu plagosjes me armë mes dy grupeve përpara një lokali në rrugën "Irfan Tomini", në zonën e Selitës, ku të premten e 16 shkurtit u qëlluan dy persona.

Në lokalin e Florian Musait hyjnë fillimisht 3 persona. Ata e takojnë 25-vjeçarin i cili ndodhej në shoqërinë e dy të njohurve të tij në një nga tavolinat.

Ata që mbërrijnë, sipas grupit hetimor, janë pjesë e grupit të 27-vjeçarit Gjon Pelivani. Duket si një takim sqarues mes palëve, por situata tensionohet menjëherë.

Nuk mungojnë gjestet kërcënuese. Fillimisht shtyhen me duar duke i kërkuar llogari njëri-tjetrit. Pas fjalëve, në dritë kanë dalë armët, shkruan TvKlan. Në një moment shihet se si një person mban pistoletën në dorë duke kërcënuar publikisht Musain dhe ata që e shoqërojnë. Hetuesit thonë se edhe ky person që vjen menjëherë nga jashtë fsheh një armë poshtë xhupit jeshil që mban veshur. Ndërsa gjakrat janë nxehur dikush propozon që të sqarohen jashtë pasi siç tregon me dorë në lokal ka edhe kamera.

Sipas TvKlan, pas këtij momenti të gjithë kanë dalë jashtë ku palët i janë afruar një automjeti “Mercedez Benz”. Edhe aty vazhdojnë të debatojnë me njëritjetrin derisa gjithçka ka përfunduar me përdorimin e armëve. Akti ãnal nuk është kapur nga kjo kamerë sigurie, por policia thotë se ka pamje të tjera ku vërteton se ishte Florian Musai ai që ka hapur zjarr fillimisht ndaj grupit të personave që e kërcënonin. Aty mbeti i plagosur në këmbë Gjon Pelivani, apo Valmend Pelivani. Nga shkëmbimi i zjarrit i plagosur mbeti edhe kamarieri 31-vjeçar Renato Hoxha.

Në pranga u vunë Pelivani dhe Musai ndërsa në kërkim janë shpallur 2 persona të tjerë. Ende nuk dihet motivi i saktë i konfliktit, ndërsa policia po heton ngjarjen në disa pista.

Të këshilluara

Vlorë/ Shpërthehet marketi në mesnatë

Në ora 23:45 të mbrëmjes së djeshme, një dyqan produktesh ushqimore u hodh në erë, në Kaninë të Vlorës. Dyqani ishte në pronësi të 44-vjeçarit Dedtim Yzeiraj...

17:57

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI