Flash

Bushati thumbon Metën: U konsultua me Berishën që në 2009-ën as nuk e pyeti Presidentin

Lapsi.al 19 February 2018
Bushati thumbon Metën: U konsultua me Berishën që në

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pranon se Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka nisur një listë ku i kërkon sqarime përpara se të firmosë plofuqishmërinë për nisjen e negociatave me Greqinë për çështjen kufirit detar.

“E kam marrë letrën e Metës. Presidenti ka kërkuar informacione shtesë, është një praktikë krejt e natyrshme. Procesi i autorizimit është një proces rutinor. Do i jap shpjegime shtesë, sepse është President i Republikës” – tha Bushati në intervistën për Ilir Babaramon në Report Tv.

“Sa u takon emrave të negociatorëve, ato i ka Plotfuqishmëria. Unë i kam kërkuar Presidentit autorizim. Është normale që kur presidenti ka nevojë për informacione shtesë, ministri i jashtëm t’ia japë këto informacione. Emrat do jenë në aktin e Plotfuqishmërisë dhe aty përcaktohet objekti i marrëveshjes.

Në bazë të ligjit e jep Ministri i Jashtëm, Plotfuqishmërinë pasi e merr autorizim nga Presidenti. Aty janë edhe emrat e negociatorëve. Aty do që të jetë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme. Kemi përcaktuar një listë”, - u shpreh Bushati.

Sa i takon konsultave të Metës me ish-presidentët, Bushati e thumboi atë duke i përmendur ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas tij në 2009 nuk ka kërkuar autorizim nga presidenti i atëhershëm, Bamir Topi dhe firmosi një marrëveshje e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese si cenim i sovranitetit territorial.

“Vlerësoj konsultat e Metës me presidentët e mëparshëm. Është një proces i shëndetshëm… sidomos konsulta me Sali Berishën i cili në 2009 as e kishte marrë Plotfuqishmërinë e presidentit” – tha Bushati. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI