Flash

Baza e prostitucionit në Gjirokastër, dalin detaje nga operacioni i policisë

Lapsi.al 17 February 2018
Baza e prostitucionit në Gjirokastër, dalin detaje nga operacioni i

Policia e Gjirokastrës jep më shumë detaje rreth operacionit të mbrëmshëm, ku u godit një grup për ‘shfrytëzim prostitucioni’. Të arrestuar janë tre persona; dy femra dhe një burrë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, pas një hetimi disa mujor kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të një rasti të shfrytëzimit të femrave për prostitucion. U arrestuan në flagrancë shtetaset: Vasilika Laro, 46 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E.A, 34 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi: Vladimir Koleta, 50 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Shtetësja Vasilika Laro, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte një lokal në qytetin e Gjirokastrës. Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj  duke siguruar lidhjet e tyre me shtetasen E.A. kundrejt shumave të ndryshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3000 lekë dhe 5 telefona celularë.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI