Flash

Kazino dhe drogë/ Pranga boksierit shqiptar në Itali, sekuestrohen 23 milionë € pasuri

Lapsi.al 16 February 2018
Kazino dhe drogë/ Pranga boksierit shqiptar në Itali, sekuestrohen 23

Nja bandë e fuqishme dhe me një shtrirje të gjerë të aktivitetit është bllokuar gjatë orëve të fundit nga policia Italiane. Pasuritë e sekuestruara të këtij grupi në përbërje të të cilit kishte edhe shqiptarë arrijnë vlerën 23 milionë euro. Janë sekuestruar pasuritë e 9 personave të arrestuar si anëtarë të klanit mafioz “Casalesi” ku bëjnë pjesë dhe 3 shqiptarët: Arben Zogu, Orial Kolaj dhe Petrit Bardhi.

Hetimet nisën në tetor të 2013 në kuadër të operacionit "Criminal Games" për të goditur rrjetin e tipit mafioz që ushtronin aktivitet të paligjshëm në sektorin e makinave elektronike në armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë, kërcënim dhe zhvatje.

Me kërcënim dhe dhunë ata merrnin territore të qendrave të lojërave të fatit dhe të pikave të basteve. Për ta realizuar këtë ata mbështeteshin tek grupi i shqiptarëve i quajur "boksierët" të cilët drejtoheshin nga boksieri shqiptar Orial Kolaj kampion italian dhe europian në peshën mesatare.

Hetimi u zgjerua nga policia e Romës në një operacion me kodin "Vento del Est" (Era e lindjes), i cili zbuloi se grupi Guarnera ishte i përfshirë në një trafik ndërkombëtar droge i koordinuar nga shqiptari Arben Zogaj i thirrur me pseudonimin "Rikardino". Hetimet çuan sot në ekzekutimin e sekuestrimit të pasurive të tyre materiale në vlerë financiare në 23 milionë euro. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI