Flash

Video/ “Luftë” në zyrat e shtetit për të marrë ndihmën ekonomike

Lapsi.al 16 February 2018
Video/ “Luftë” në zyrat e shtetit për të

Një situatë e rëndë ka ndodhur ditën e enjte në zyrat e ndihmës ekonomike në Shkodër. Sipas një videoje të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, duken disa banorë të cilët pretendojnë se janë hequr pa të drejtë nga skema e ndihmë ekonomike. Ata akuzojnë se janë lënë pa bukë, pas heqjes së pagesës.

“Më hoqe ndihmën ekonomike, pasha kryt e fmijëve. Më hoqën ndihëm ekonomike, bukën e fëmijëve. Punë nuk ka, bukë jo, ku me i marrë?!”, - thotë një grua.

“Ky është shërbimi për qytetarët në zyrat e narkoshtetit! Shikoni videon e qytetarit dixhital. Kjo është bërë dje në zyrën sociale të ndihmës ekonomike Shkodër” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI