Flash

VIDEO/ Si u prangosën 3 “të fortët” që tmerruan Lezhën me breshëri armësh

Lapsi.al 16 February 2018
VIDEO/ Si u prangosën 3 “të fortët” që tmerruan

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 3 personat që një ditë më parë terrorizuan lagjen Varosh të Lezhës duke qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 14.30 ku të rinjtë pranë hyrjes se një tuneli poshtë kalasë së qytetit, kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri duke krijuar panik tek qytetarët. Në pranga është vënë Markelian Pepa, 21 vjeç, banues në Reps të Mirditës, E.M., 15 vjeç, dhe P.D., 15 vjeç të dy banues në Lezhë.

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan 35 gëzhoja. Policia thotë se ka mundur të gjejë edhe armën, një pushkë model 56, me të cilën ata kishin qëlluar dhe që më pas e kishin fshehur në shkurre pranë zonës ku kishin qëlluar. Bashkë me armën u sekuestruan edhe 332 fishekë luftarakë dhe 8 granata dore dhe një pistoletë shenjë dhënëse. Po gjatë kontrollit, atyre u është sekuestruar edhe një sasi të vogël Cannabis Sativa. Dyshohet se këta të rinj janë dhe autorë të ngjarjes të shtënave ndaj shtëpisë së Xh.M më 19 dhjetor 2017 rreth orës 19.00 në lagjen "Besëlidhja" të qytetit të Lezhës.

Të këshilluara

Lushnje, kinemaja shndërrohet në kazino

Historia e kinemasë në Shqipëri nuk është një histori e mirëfilltë e artit, e teknikës dhe e industrisë kinematografike. Në vendin tonë me kinema për vite me ra...

21:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI