Flash

"Qazim Sejdini mbrohet rëndë pasi është kërcënuar"

Lapsi.al 15 February 2018
"Qazim Sejdini mbrohet rëndë pasi është

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Opinion” ka zbuluar më tepër detaje për ngjarje të rënda të ndodhura në vend kohët e fundit. Xhafaj ka komentuar edhe përplasjen e disa kohëve më parë në Elbasan ku një mjet përplasi makinën e drejtorit të policisë në këtë qark.

“Pa dyshim që policia ka gabuar, dhe kjo është arsyeja që janë marrë masat përkatëse në këtë drejtori. Një gabim ka qenë edhe emërimi në poste të tjera të personave që u shkarkuan në Elbasan. Kjo sepse nuk e meritonin për shkak të paaftësisë në hetimin e atyre grupeve kriminale në Elbasan. Ata që u shkarkuan në Elbasan nuk e meritonin të ktheheshin në postë drejtuese. Ka firmosur Haki Çakos sigurisht”, - tha Xhafa.

Po ashtu Xhafaj ka konfirmuar mbrojtjen e veçantë që po i bëhet kryetarit të bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini.

“Ka një mbrojtje të veçantë pasi ka pasur një kërcënim”, - tha Xhafaj, por pa dhënë detaje mbi autorët e kërcënimit.

Për rastin e shpërthimit në Shkodër, Xhafaj tha se ngjarja ka lidhje me një grup kriminal nga qyteti i Elbasanit, për shkak të një konflikti në trafikun e drogës.

“Agjentët kriminalë që në hetimet e para zbuluan se atentatori nuk kishte lidhje me një tentativë vrasjeje që lidhej me Shkodrën, por jashtë këtij qyteti” – tha ai.

Ministri tha se vrasjet e ndodhura gjatë këtyre kohëve, përveç kësaj të fundit, kanë ardhur për pasojë të konflikteve që kanë ndodhur jashtë vendit mes anëtarëve të grupeve kriminale të trafikut të drogës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lushnje, kinemaja shndërrohet në kazino

Historia e kinemasë në Shqipëri nuk është një histori e mirëfilltë e artit, e teknikës dhe e industrisë kinematografike. Në vendin tonë me kinema për vite me ra...

21:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI