Flash

Si nëpër filma, shqiptari me drogë në makinë ndiqet nga policia italiane në autostradë

Lapsi.al 15 February 2018
Si nëpër filma, shqiptari me drogë në makinë ndiqet nga

Pas një ndjekje të gjatë, policia arriti të sekuestronte 17 kg drogë në një makinë në Francavilla në Itali. Operacioni çoi në arrestimin e drejtuesit të mjetit, një shqiptari dhe sekuestrimin e sasisë së madhe të drogës.

I riu nuk ka pasur më parë rekord penal, ndërsa jetonte në Montesilvano. Sasia prej 17 kg drogë ishte e ndarë në 9 kg marihuanë dhe 8 kg hashash.

28 vjeçari shqiptar që shërbente si korrieri u kap nga policia e Chietit në rrugën nacionale Adriatica. Pas një ndjekjeje që zgjati disa kilometra, i riu që ngiste BMW-në, u ndalua në veri pranë kufirit me Pescara-n.

28 vjeçari është treguar menjëherë nervoz dhe nga kërkimi i automjetit u gjet në bagazh një çantë shpine ku gjendej sasia e drogës. Gjatë një kërkimi në shtëpinë ku jetonte, u zbuluan edhe drogëra të tjera dhe 600 euro para të gatshme.Hetimet filluan me monitorimin e të riut, i cili edhe pse nuk punonte, bënte një standard të lartë jetese. I riu u transferua në burgun e Chietit në dispozicion të autoritetit gjyqësor. /ora news

Të këshilluara

(FOTO) Rama sërish me kostum dhe atlete

Edi Rama i është rikthyer stilit ekstravagant të veshjes me kostum dhe atlete. Pasi prej kohësh, Kryeministri nuk ishte shfaqur në pubkik me atlete. Por në s...

16:52

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI