Flash

Berisha: Taulant Balla, një shpifës që fshihet pas Edi Ramës

Lapsi.al 15 February 2018
Berisha: Taulant Balla, një shpifës që fshihet pas Edi Ramës

Shkëlzen Berisha ka folur pas dëshmisë në Prokurorinë e  Krimeve të Rënda ku ka hedhur në gjyq deputetin socialist, Taulant Balla në lidhje me akuzat e këtij të fundit se Berisha është i përfshirë në privatizimin e CEZ.

Duke folur për gazetarët, Shkëlzen Berisha u shpreh se Taulant Balla ka bërë një shpifje kur ka thënë se për 3 vite nuk ka paguar taksa, ndërsa bëri publike dokumente që ka paguar të paktën 50 milionë lekë për dy vite.

Berisha u shpreh se këto janë 'shashka politike', pa asnjë fakt e provë, pasi të ardhurat e tij nuk kanë lidhje as me privatizimin, dhe as me aktivitetin e CEZ.

Berisha u shpreh se Balla është i vetmi kryetar grupi parlamentar në Europë që nuk zbaton një vendim të Gjykatës së Apelit, e cila atë e ka dënuar me vendim të formës së prerë për t'i paguar para familjes Berisha, pasi kishte shpifur ndaj tyre.

Pjesë nga fjala e Shkëlzen Berishës: 

Kanë frikë për të thënë se kjo është një histori e shpikur. Përfaqësuesi i kryeprokurorit Edi Rama dhe një kryeprokuror i Edi Ramës.

Balla e ka ngritur këtë shpifje në komision parlamentar dhe është si shpifës, jo që unë dua ti vë një damkë të dytë, sepse ai është shpifës. Kjo çështje është për z. Balla që thotë se për vitet 2008-2009-2010 nuk kam paguar taksa. Unë kam paguar mbi 50 mln taksa.

Kjo është një shashkë politike, pa asnjë fakt e provë. Asnjë e ardhur e imja nuk ka lidhje as me privatizimin dhe aktivitetin e CEZ.

Unë dua të dalë e vërtetë. Taulant Balla ka dalë e ka thënë se unë nuk kam paguar taksa për 3 vite. Unë kam dokumentet nga tatimet që kam paguar 50 milionë taksa për dy vite.

Balla është i vetmi kryetar i grupit parlamentar në Europë që nuk zbaton një vendim të Gjykatës së Apelit. Ai është dënuar si shpifës dhe fshihet pas imunitetit, pas Edi Ramës që e përdor si tualet.

As aktiviteti im as të ardhurat e mia nuk kanë lidhje me aktivitetin tim.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI