Flash

Letra/ 4 dekanë kërkojnë dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynir Koni

Lapsi.al 15 February 2018
Letra/ 4 dekanë kërkojnë dorëheqjen e rektorit të

4 dekanë të fakulteteve të universitetit të Tiranës kërkojnë një letër ku kërkojnë dorëheqjen e rektorit të këtij universiteti. Kjo letër i është dorëzuar ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Artur Sula, Edmond Rapti, Artan Hoxha dhe Dhori Kule kërkojnë shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

“Në këto 17 muaj të administrimit të universitetit kemi konstatuar shkelje të rënda dhe të vazhdueshme ligjore në veprimtarinë e rektorit të Universitetit që kanë krijuar një situatë të rëndë paligjshmërie me efekte të drejtpërdrejta të mos funksionimit normal të të gjitha strukturave të universitetit të Tiranës të cilat janë të lidhura drejtpërdrejtë ose indirekt me autoritetin e rektoratit të Universitetit. Gjatë gjithë kësaj periudhe vendimmarrja sjellja dhe komunikimi shkresor për probleme të rëndësishme të administrimit akademik dhe të universitetit dhe strukturave përbërëse të tij në çështje të rëndësishme nga ana e rektorit ka qenë në kundërshtim të hapur me ligjin. Kjo ka bërë që të pengohet rekrutimi i personelit akademik me kohë të plotë dhe atij administrativ. Të krijohen probleme lidhur me miratimin e më pas zbatimin e buxhetit të Universitetit për realizimin e funksioneve të tij. Në mënyrë flagrante rektori ka marrë kompetencat e Administratorit të Universitetit. Nuk njeh autoritetin e tij dhe të bordit të administrimit. Ka nënshkruar kontrata furnizimi me efekte financiare të cilat janë kompetencë e administratorit , e ka pezulluar atë ka bllokuar pagat e punonjësve të rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe Departamentit të Edukimit Fizik apo vonuar atë të pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, bllokimin e databazës dhe shërbimet informatike për studentët e pedagogët veprime këto në kundërshtim të hapur me ligjin. Duke qenë se qëndrimi i Rektorit vazhdon të jetë i njëjtë, me gjithë përpjekjen e instituticionale të autoriteteve dhe organeve brenda UT, si edhe atyre jashtë UT, vlerësojmë se qëndrimi i mëtejshëm në detyrë i Rektorit jo vetëm nuk i përgjigjet kërkresave ligjore, por është në dëm të hapur me interesat e administrimit, drejtimit dhe zhvillimit Instituticional të Universitetit të Tiranës." – shkruhet në letër.

Ky lajm u konfirmua edhe nga vetë kryeministri Rama në foltoren e Kuvendit. Kryeministri  u shpreh se situata e krijuar në Universitetin e Tiranës nuk është shkaktuar nga reforma e arsimit të lartë por nga fakti se dekanët duan që të shkarkojnë rektorin Mynir Konin.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI