Flash

'Groshë, plënc, raki', Dashamir Shehi i përgjigjet Ramës: Nuk fëlliqem, i shërbej vendin tim

Lapsi.al 15 February 2018
'Groshë, plënc, raki', Dashamir Shehi i përgjigjet

Edhe pse një javë më vonë, Dashamir Shehi i është përgjigjur Ramës për ironizimin që i bëri më fjalët ‘groshë, plënc e raki’. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehi tha se nuk fëlliqet fare se pse ha plonca dhe groshë dhe sipas tij mjafton që t’i shërbejë vendit.

"Nuk kam qenë këtu kryeministri jonë i nderuar është shprehur këtu për një sërë gjërash kundër meje. Me një inat dhe një paudhësi të pa dëgjuar më parë dhe dua t’ia shpjegoj se nga i vjen kjo. Unë kam kundërshtuar aeroportin në Vlorë se është puro korruptive, por sepse është një prezencë turke e ekzagjeruar. Prezenca në sektorët strategjik është shumë e ekzagjeruar dhe nuk tërhiqem këtu, i kemi tek bankat, i kemi tek arsimi, i kemi tek telekomunacioni, të gjitha këto ja kemi lënë nga një copë miqve tanë turq. Këtu dy kompani perëndimore që ishin i përzumë.

Kthimi mbrapa tek perandoria otomane është një gjë shumë e gabuar. Turqia sot është një shtet me autoritar por kjo është punë për to.

Kryeministri e blen dhe e shet Shqipërinë si intereson atij dhe ka kurajo të tallet me çdo lloj kolegu se mendon ndryshe. Ka frikë se i marrin flamurin e oksidentalizimit, pasi vetëm ky me atlete të bardha ka të drejtë për të shkuar në Evropë, ne të tjerët jemi turkoshak. Ne hajmë plonca, hajmë grosh, ndërsa ky ha havjar ky aristokrati.

Kryeministër autoritar dhe karagjoz, është turku i vetëm që ka mbetur në këtë komb. Këta janë thjeshtë këlushët e komunizmit, nuk e duan Shqipërinë, të gjithë ata që janë kundër janë turkoshak. Nëse është për batuta unë ate e lë mbrapa, është nxënësi im për këtë punë, të më arr dhe në telefon për të më pyetur" - tha kreu i LZHK.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI