Flash

Berisha nxjerr çmimet e vilës së Ramës në Surrel "170 mijë euro vetëm xhami në tavan"

Lapsi.al 15 February 2018
Berisha nxjerr çmimet e vilës së Ramës në Surrel

Për sa kohë, Edi Rama do ta mbajë larg syrit të publikut vilë e tij në Surrel, kurioziteti i publikut do të jetë i madh, për ambjentin ku jeton kryeministri.

Berisha mori shkas nga deklaratat e Ramës për artistët për t'i kujtuar çmimet e vilës së tij në Surrel dhe për studion e tij tek Ali Demi në Tiranë.

"Pse ty studion atje të bektashinjtë, kush ta ngriti? Tregoje sektretin. Po sarajet e Surrelit? Kush t'i pagoi? Se i lë gardistët e shkretë atje, s'kanë ku të hanë. Që rrinë gjithë ditën ruajnë sarajet e Surrelit.

Vetëm xhami i tavanit ka kushtuar 170 mijë euro. Super! Super tavani!

70 mijë euro bëri vetëm pigmenti i bunkerit, i vilës në Surrel.. Shikoni pak si i le rojet e tij, se nuk du ta them atë shprehjen...

Ruhet rruga me batalion. Nga Surreli në kryeministri, 350 gardistë ruajnë Surrelin. Se burrë më frikacak se ky nuk ka" u shpreh Berisha në parlament.

Ndërkohë që fliste ish kryeministri, Rama ka nisur të qeshë dhe kur u përgjigj, nuk e ka prekur temën e shpenzimeve për vilën e tij.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI