Flash

Punonjësit e By-Passit të Fierit protestë para Kuvendin, 18 muaj pa marrë pagat

Lapsi.al 15 February 2018
Punonjësit e By-Passit të Fierit protestë para Kuvendin, 18 muaj

Punonjësit e By-Passit të Fierit po protestojnë para selisë së Kuvendit për mospagesën e pagave për punën e bërë. Punonjësit e firmave nënkontraktore që kanë punëra në këtë segment kanë 18 muaj pa marrë pagat. Pas protestës që zhvilluan para prefekturës së Fierit, punëtorët e rrugëve vendosën të vijnë në Tiranë në mënyrë që zëri i tyre të degjohet më shumë.

55 përfaqësuesit e firmave nënkontraktore të angazhuara në ndërtimin e Bypasseve të Fierit dhe Vlorës kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama për të zgjidhur çështjen e mospagesës për punimet e kryera nga firma kontraktore që braktisi projektin. Ata kërkojnë nga shteti njohjen dhe shlyerjen nga ARRSH të afro 9.5 milionë euro detyrime këto të prapambetura nga kompania nënkontraktore Serenisima.

Përfaqësuesit e  55 firmave nënkontraktore që thonë se përfaqësojnë mijëra punëtorë theksuan se nuk do të lejojnë asnjë firmë që të punojë aty pas rihapjes së tenderave për përfundimin e dy veprave të mëdha infrastrukturore.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI