Flash

Ish-kryeprokurorit Llalla i ndalohet hyrja në SHBA, reagon ambasada amerikane

Lapsi.al 15 February 2018
Ish-kryeprokurorit Llalla i ndalohet hyrja në SHBA, reagon ambasada

Pas vendimit të Departamentit të Shtetit, i cili ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla, vjen reagimi nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Kjo e fundit ka publikuar në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ njoftimin e DASH.

“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar e të paaftë, është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet”, - tha ambasadori Lu. Kryediplomati amerikan në vendin tonë hoqi dyshimet nëse pas tërheqjes nga sistemi do t’i nënshtrohet ose jo procesit të vetting-ut.

"Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”, - theksoi ambasadori.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI