Flash

Pistat e hetimit/ Pse u eliminua biznesmeni 64-vjeçar në Tiranë

Lapsi.al 14 February 2018
Pistat e hetimit/ Pse u eliminua biznesmeni 64-vjeçar në Tiranë

Dalin të tjera detaje mbi eliminimin e tipit mafioz që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Burime të lapsi.al në policinë e shtetit thanë se viktima është Memli Begalla, një biznesmen që shet goma makinash në zonën e Yzberishtit dhe në autostradë. Një nga pistat në të cilat po heton policia është ajo e borxheve të papaguara.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën "Nikolla Tupe" në sheshin mes disa pallateve. Burime të lapsi.al thanë se 64-vjeçari është ndjekur nga disa persona që lëviznin me një automjet tip BMW të zezë me xhama të errët. Viktima e ka kuptuar që po ndiqej dhe ka tentuar të futet në një parkim ku kishte lënë automjetin e tij.

Ai është arritur pranë një tuneli nga autorët të cilët kanë qëlluar disa herë mbi të me një armë me silenciator. Të njëjta burime thanë se viktima banonte në atë zonë. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie. Janë shoqëruar në polici disa persona që kanë dijeni mbi krimin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI