Flash

Ndryshon sërish akuza/ Atentatori i Çapjave në gjyq për tentativë vrasje

Lapsi.al 14 February 2018
Ndryshon sërish akuza/ Atentatori i Çapjave në gjyq për

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për ndryshimin e akuzave ndaj Shkëlzen Hasanpapës, nga ‘plagosje’, ‘kanosje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’, në 'vrasje' dhe 'armëmbajtje pa leje'.

Shkëlzen Hasanpapa akuzohet për atentatin e dështuar ndaj dy anëtarëve të fisit Çapja në Elbasan, konkretisht Florenc Çapja dhe Bledar Muça, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2016.

Veç ndryshimit të akuzave, gjyqtari Sulejman Kurti vendosi që çështja të kalojë për gjykim.

Me këtë vendim, gjykata ka rrëzuar tre akuzat për “Kanosje me armë”, “Armëmbajtje pa lejë” dhe “Plagosje të lehtë me dashje” që prokurorja Eliverta Murra kishte ngritur ndaj të pandehurit Shkëlzen Hasanpapaj.

Lidhur me ndryshimin e akuzave, Drejtoria e Inspektimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka nisur verifikimet për prokurorët Neritan Hoxha, Fatmir Lushi dhe Eliverta Murra. I pari që ka hetuar këtë dosje është prokurori Neritan Hoxha.

Më pas ky i fundit është larguar duke hyrë në këtë hetim prokurori Fatmir Lushi. Por edhe ky i fundit është larguar dhe dosja e atentatit mafioz kundër Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, ka qenë më pas në dorë të prokurores Eliverta Murra. Objekt i kontrollit janë dhe veprimet e ish-drejtuesit të kësaj prokurorie Dritan Gina, i cili ka menaxhuar procedurën e ndërrimit të prokurorëve, derisa në fund çështjen e ka pasur në dorë prokurorja Eliverta Murra, e cila në 27 dhjetor 2017 ka mbyllur hetimet duke akuzuar Hasanpapaj për tre akuzat “Kanosje me armë”, “Armëmbajtje pa lejë” dhe “Plagosje të lehtë me dashje”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI