Flash

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

AFP: 5 fakte për Kosovën në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë

Lapsi.al 14 February 2018
AFP: 5 fakte për Kosovën në prag të 10-vjetorit të

AFP i kushton një shkrim Kosovës në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së saj.

Sipas AFP, Kosova ka një flamur që pak kush e respekton, ka katër kode ndërkombëtare telefonike, një iknë të xhudos dhe një diasporë tejet të fuqishme.

Më poshtë mund të lexoni pesë fakte për shtetin më të ri në Evropë:

“Peshqiri” si flamur

Flamuri i Kosovës ka formën e territorit të saj, me gjashtë yje me ngjyrë të verdhë, për gjashtë etnitë kryesore, me një sfond me ngjyrë të kaltër.

Flamuri vazhdimisht përqeshet duke u quajtur si peshqir nga shumica e shqiptarëve, që besojnë se është adoptuar kryesisht për të kënaqur padronët perëndimorë, shkruan “telegrafi”.

Flamuri që valëvitet në gjithë territorin e Kosovës është ai i Shqipërisë fqinje, shqiponja e zezë dykrenare me një sfond me ngjyrë të kuqe.

Flamuri amerikan me vija dhe yje gjithashtu është shumë prezent, duke ia shfaqur haptazi ëashingtonit përkrahjen që i ka dhënë Kosovës për t’u pavarësuar nga Serbia.

Ndërsa në zonat që banohen kryesisht nga serbët në Kosovë, “peshqiri” rrallëkund shihet dhe në vend të tij dominon ai i Serbisë.

Katër kode telefonike

Për shkak se Serbia kundërshton pavarësinë, ekzistojnë tre kode telefonike të telefonisë mobile që shfrytëzohen në Kosovë: Ai i Serbisë +381, i Monakos +377 dhe i Sllovenisë +386.

Kosovës i është dhënë së fundmi kodi telefonik +383 pasi arriti marrëveshje me Beogradin. Ky kod tashmë ka filluar të përdoret në aplikacionin e popullarizuar Viber, dhe shumë shpejt pritet të jetë plotësisht funksional.

Ikona e xhudos

Kosova ka mposhtur vëllanë e saj të madh, Shqipërinë, në lojërat Olimpike që u mbajtën gjatë vitit 2016 në Rio të Brazilit, ku heroina e kombit Majlinda Kelmendi arriti të fitojë medaljen e artë.

Kosova po e përdor sportin si “vegël” diplomatike, pasi u pranua në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik në vitin 2014 edhe pse kishte shumë kundërshtime nga Serbia.

Me krenari të madhe, Kosova gjatë javës së kaluar e prezantoi skiatorin e vetëm Albin Tahiri, në paradën e hapjes së lojërave Olimpike dimërore në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Diaspora e fuqishme

Kosova është shtëpia e rreth 1.8 milion banorëve, por 700 mijë shqiptarë të Kosovës vlerësohet se jetojnë jashtë kufijve, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër.

Diaspora, që ka edhe ministrinë e saj, i dërgoi në Kosovë gjatë 10 muajve të vitit 2017 rreth 620 milionë euro, duke u bërë kështu kontribuesi më i madh në funksionimin e shtetit, së bashku me ndihmat ndërkombëtare.

Katedralja e mirënjohjes

Afro 95 për qind e shqiptarëve të Kosovës i përkasin besimit Islam, por njëra nga katedralet më të mëdha katolike në Ballkan gjendet në qendrën e qytetit të Prishtinës.

Katedralja që i dedikohet Nënës Terezë, me prejardhje shqiptare, është simbol i mirënjohjes ndaj Perëndimit për përkrahjen që i kanë dhënë vendit për pavarësi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI