Flash

Aktorët mblidhen në sallën e Teatrit Kombëtar, Mirela Kumbaro i pret në ministri

Lapsi.al 14 February 2018
Aktorët mblidhen në sallën e Teatrit Kombëtar, Mirela

Artistët janë mbledhur në sallën e Teatrit Kombëtar për të diskutuar në lidhje me projektligjin për Artin dhe Kulturën dhe për qëndrimin ndaj rindërtimit të godinës së teatrit.

Ata kishin kërkuar që në takim të ishte edhe ministrja Mirela Kumbaro, por ministrja kërkoi që takimi të zhvillohej në ambjentet e ministrisë me një përfaqësi të tyre. Siç duket dhe kështu ka ndodhur. Një përfaqësi e artistëve takohet këtë pasdite me Mirela Kumbaron në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Debatet mes aktorëve dhe ministres deri tani janë zhvilluar në studiot televizive dhe kontradiktat qëndrojnë në çështjen e zhvendosjes së teatrit tek godina e Turbinës, si dhe në pakënaqësitë e artistëve për fuqizimin e rolit të ministres në financimin e aktiviteteve kulturore dhe emërimin e strukturave në bordet drejtuese të institucioneve kulturore.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI