Flash

Berisha: Rama një gangster politik përballë trupës akademike. Ngrihuni kundër tij!

Lapsi.al 14 February 2018
Berisha: Rama një gangster politik përballë trupës

"Një gangster i vërtetë politik": Kështu e ka cilësuar ish Kryeministri Sali Berisha, sjelljen e kreut të qeverisë, Edi Ramës, sot në Senatin e Universitetit të Tiranës, sjellje që e ka dënuar me ashpërsinë më madhe.

Në një reagim të tijin në rrjetet sociale lidhur me takimin që u shfaq live, Berisha shkruan: "Pasi në një akt të pashembullt në historinë e vendit, e ka lënë pa rroga trupën akademike të universiteteve publike, sot Edvin Kristaq Rama në një takim me përfaqësues të tyre u soll si një gangster i vërtetë politik.

Ai shfrytëzoi takimin për të ofenduar dhe poshtëruar me gjuhë gangsteri të vërtetë, këtë trupë akademike, duke i quajtur "bisht kavalli" dhe i kërcënoi me as me shumë dhe as me pak por me prerje kokash!

Ky qëndrim dhe këto fjalë nuk janë dëgjuar kurrë në historinë e univesiteteve publike as në ditët më të zeza të diktaturës hoxhiste.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe gjuhën prej gangsteri, ofendimin dhe poshtërimin nga ana e këtij llum-kazani, të asistentëve, pedagogëve, profesorëve por edhe studentëve, të cilëve ata u japin mësim, iu bëj thirrje të gjithë këtyre të dalin nga konformizmi i tyre dhe në emër të dinjitetit dhe integritetit të tyre njerëzor, të mbrojtjes së botës universitare akademike, të ngrihen kundër këtij gangsteri me pushtet dhe narkoshtetit të tij!"

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI