Flash

Lu pret 'peshq të mëdhenj', Vlahutin pret burg për bandat kriminale

Lapsi.al 14 February 2018
Lu pret 'peshq të mëdhenj', Vlahutin pret burg për

Ambasadorja e delegacionit të BE në vendin tonë Romana Vlahutin ka kërkuar hetime të thella sa i përket anëtarëve të organizatave kriminale dhe kujtdo që shkel ligjin, pavarësisht funksionit që ka kushdo prej tyre. Gjatë fjalës së saj në  konferencën për nisjen e programit europian PAMECA V në mbështetje të policisë, Vlahutin bëri të qarta se duhet të bëhen hetime pro-aktive për të goditur elementët më të rëndësishëm të grupeve kriminale të kultivimit të kanabisit.

"Në 2017 ne kemi parë për herë të parë një rënie drastike të prodhimit të kanabisit, por ne presim raportin e Guardia di Finanza në verën që vjen, në mënyrë që të sigurohemi që fitorja të jetë afatgjatë. Ne gjithashtu kemi parë një numër operacionesh të suksesshme policore në Shkodër, Fier, Lezhë dhe qytete të tjera që kanë goditur grupet kriminale. Ne po shohim më në fund më shumë vendosmëri në konfiskimin e aseteve kriminale. Dhe unë besoj se ky është vetëm fillimi, që përfundimisht duhet të forcohet dhe të ndiqet nga operacione të ashpra që duhet të godasin interesat kyçe të krimit. Në këto përpjekje është thelbësore puna e prokurorisë. Dhe ne të gjithë presim për rezultate më efiçente të hetimit të krimit. Nuk ka njerëz që nëse kanë kryer krim të jenë mbi ligjin, pavarësisht emrit apo funksionit të tyre. Është përgjegjësi e prokurorisë për t’u siguruar që ata të shkojnë në gjyq. Për të qenë më e qartë, duhet të ketë prova të qarta, të plota për hetime pro-aktive, procedime dhe në fund, dënime ndaj grupeve të organizuara kriminale, duke përfshirë edhe anëtarët më të rëndësishëm të grupeve që merren me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, ende duhet të pëcaktohen si një çështje urgjente”, tha ambasadorja Vlahutin.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI