Flash

Rama tregon pse u vonuan rrogat e pedagogëve, i thotë rektorit: Fol, se ta zgjidha bukën e gojës!

Lapsi.al 14 February 2018
Rama tregon pse u vonuan rrogat e pedagogëve, i thotë rektorit: Fol,

Në takimin me pedagogët e senatit të Universitetit të Tiranës, kryeministri Edi Rama shpjegoi se një mosmarrëveshje mes Lindita Nikollës dhe Arben Ahmetajt u bë shkak për vonesën e rrogave të pedagogëve.

Duke pranuar se reforma ishte një sfidë edhe për vetë qeverinë, Rama pranoi se mosmarrëveshja pati kosto për pedagogët. Më pas kryeministri tha se rektori kishte bërë një deklaratë emocionale kur kishte thënë se vonesa e qeverisë ishte “kosto e bukës së gojës”.

“Na profesor, fol tani se ta zgjidha hallin e bukës së gojës” iu drejtua me cinizëm kryeministri, Rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Konit ndërsa i kalonte mikrofonin për të folur.

Sapo mori fjalën, Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni tha se nuk kishte qenë ai që kishte thënë shprehjen “kosto e bukës së gojës”, por një pedagog tjetër.

Paga e muajit janar u vonua për 10 ditë për pedagogët për shkak se qeveria nuk kishte miratuar aktet nënligjore. Vonesa e pagës u bë shkak për një organizim të pedagogëve, që paralajmërojnë grevë të përgjithshme nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI