Flash

Rama acarohet me Universitetin e Tiranës: Jeni bishti i kavallit, mos më çoni te pika fundore, aty priten koka

Lapsi.al 14 February 2018
Rama acarohet me Universitetin e Tiranës: Jeni bishti i kavallit, mos

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër sot me Universitetin e Tiranës. Ai ishte sot i pranishëm me Senatin e Universitetit të Tiranës ku foli për Reformën e Universiteteve dhe sfidat e autonomisë së zgjeruar falë Ligjit të Ri për Arsimin e Lartë. Rama tha se Universiteti i Tiranës duhet të ketë autonomi nga ana financiare. Madje me ton pak të ngritur kreu i qeverisë iu drejtua Senatit duke i thënë: “Nëse kërkoni që qeveria mos të merret më me paga jemi dakord, rritini vetë, ulini vetë, diferencojini vet. Jeni bishti i kavallit i të gjithë universitete të Shqipërisë. Për këtë s’ka faj as reforma, as ligji, as aktet nënligjore. Secili të mbajë përgjegjësinë e vet. Ne tonën, ju tuajën”.

“Ne morëm një vendim për rritjen e rrogave por kjo është hera e fundit se i takon çdo Universiteti të vendosë për rrogat. Dikush të marrë më shumë dikush më pak, në varësi të kontributeve dhe performancës. Duhet të mbarojë historia që marrin të gjithë njësoj si një pedagog që mban shkollën në këmbë dhe një tjetër që e merr rrogën kot. Po kjo është një punë që e bën universiteti jo qeveria. Qeveria sulmohet për tarifat, nuk i vendosim ne, i vendos universiteti. Qeveria vendos një tavan për të shmangur abuzimet. Jeni të zgjedhur, flamurin e autonomisë e keni, tundeni. Mund të çohen nja 10-15 pedagogë e të thonë të ndryshohet ligji, kjo nuk ndodh, nuk bën vaki, ligji duhet zbatuar. Por ligjet mund të ndryshohen kur shihet që nuk funksionon diçka. Mos me çoni tek pika fundore, se ligji na e lejon te ndërhyjmë, por unë nuk dua. Po vajtëm tek ajo pikë, aty duhen prerë koka” - tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI