Flash

Pas aktorëve revoltohen edhe sopranot, Inva Mula ngre zërin për Teatrin e Operas dhe Baletit

Lapsi.al 14 February 2018
Pas aktorëve revoltohen edhe sopranot, Inva Mula ngre zërin për

Vala e acarimit ka infektuar edhe sopranot, Inva Mula dhe Vikena Kamenica janë shprehur të indinjuara për kushtet ku punojnë artistët. Inva Mula tha se nuk i kishte lexuar ndryshimet e propozuara për ligjin e Artit, por sipas saj duhet bërë transparencë.

“E mirë”, por jo në nivelin që duhej të kishte, po them teatër kukullash i vetmi teatër që ka ngelur. Nuk ka teatër në Shqipëri. Keni shkuar në Akademi? Nuk ulesh dot është e rrjepur, është e turpshme në Shqipëri në vitin 2018 të jetohet me këto kushte për një artist, por edhe për një spektator që të shijojë një spektakël.

Pse duhet ta bëjmë ne koncertin në pallat kongreseve. Ai është për mbledhje. Pallatin e Kongreseve duhet ta sistemojmë, shtojmë, kamuflojmë, të krijojmë ambientin për të bëtë spektaklin. Bëhet opera Carmen në pallat të kongreseve, një vepër e shkëlqyer. Pyeteni Vikenën se çfarë ka hequr për të bërë një shfaqje? (jam ftohur-kthen përgjigje Vikena). Ka dalë me bronkopneumoni. E kuptoni artistët shqiptar të punojnë në kushte që nuk e meritojnë.

Ky vend duhet ta fillojë nga kultura se është e vetmja pasqyrë e bukur dhe e pastër. Është i vetmi eksport i pastër shqiptar kudo në botë vetëm nga artistët. Është e dukshme, e prekshme që ti konfrontohesh me këto artistë të mëdhenj. Kemi artistët tanë të shkëlqyer që perfomojnë kudo në botë. Të mos ketë Shqipëria Teatër? Unë nuk e njoh këtë projektligjin dhe as nuk ma ka varur njeri(më fal që po flas kështu), por gjërat duhet të dalin të vërteta, të mos kamoflohen. Të dalin ashtu siç janë”, – ka theksuar sopranoja Mula

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI