Flash

DOKUMENTI/ Pse po hetohet prokurori që kundërshtoi Arta Markun

Lapsi.al 14 February 2018
DOKUMENTI/ Pse po hetohet prokurori që kundërshtoi Arta Markun

Ndaj ish prokurorit të Elbasanit, Dritan Gina ka nisur një hetim disiplinor. Dihet që Gina denoncoi publikisht vendimin e Arta Markut për ta shkarkuar nga detyra, madje bëri edhe një kallëzim penal, ku kërkoi ekzaminimin psiqik të kryeprokurores.

Refuzimi për të zbatuar urdhërin e Arta Markut është bërë shkak për nisjen e hetimit disiplinor ndaj Ginës, por në arsyetimin e prokurorisë, renditen edhe arsye të tjera. Ndër to janë akuzat publike të prokurorit se Arta Marku është “e ndikuar nga prapavijë politike” në vendimet e saj, shkruhet në dokumentin që siguroi Lapsi.al.

Në dokument bie në sy edhe hetimi për fjalë të tjera që ka thënë Gina si për shembull “dhënia e mendimit për veprimtarinë e organeve të tjera dhe drejtuesve të tyre (policinë e shtetit) me qëllim denigrimin e tyre” apo “cënimi i dinjitetit të koleges” janë arsyet, ku bazohet hetimi disiplinor ndaj Ginës.

Arta Marku u zgjodh me 69 votat e deputetëve të Partisë Socialiste dhe me kundërshtimin e fortë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI