Flash

Kosova bën 10 vjet Pavarësi, Serbia dërgon tanket në kufi (FOTO)

Lapsi.al 14 February 2018
Kosova bën 10 vjet Pavarësi, Serbia dërgon tanket në kufi

Afrimi i 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, duket se ka alarmuar Serbinë, e cila ka dërguar ditën e sotme armatim të rëndë në kufi me tokën shqiptare. Në një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale shihen tanket serbe duke shkuar nga Presheva në drejtim të pikës kufitare në fshatin Muqibabë-s në kufi me Gjilanin.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, edhe brenda qytetit të Preshevës, janë parë forca të mëdha të ushtrisë serbe. Portali “Presheva Jonë” shkruan se, ushtarët dhe tanket u shfaqën papritur në qendër të qytetit: “Presheva sot gjendet para dy datave ajo e 14 shkurtit dhe 17 shkurtit, te dites se te dashuruarve si po i thone “Shën Valentini” dhe 10-vjetorit te pamvaresise se Kosovës ka gdhire me tanke ne mes qytetit, mu para komune.

Para komune jane pare forca te medha serbe. Se kishin per qellim te trgojne dhembet te dashurarve apo fqinjut qe po krmeton 10-vjtorine shtetesise, vetem Boegradi. Sot te rinjve dhe te rejave ne Presheve ju ngiren lulet ne dore kur pane tanket serbe n mes qytetit ned kohen kur femijet shkonin ne shkolla perballe artileris se rende e ushtarake serbe…”. Nuk dihet nëse është ndonjë stërvitje ushtarake apo masë nga Beogradi në prag të 10-vjetorit të pavarësisë, por duke u nisur nga e kaluara, tanket dhe forcat ushtarake kanë vënë në alarm shqiptarët e Kosovës./Presheva Jonë/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI