Flash

Manipulimet në tregun e telefonisë, Vodafone reagon ndaj AKEP

Lapsi.al 14 February 2018
Manipulimet në tregun e telefonisë, Vodafone reagon ndaj AKEP

Pas një projekt vendimi që AKEP ka tentuar të ndërmarrë për disa rregullime në tregun e telefonisë celulare, sot ka reaguar edhe Vodafone Albania. Më poshtë reagimi i plotë.

"Sot Vodafone Albania po ju percjell nje qendrim zyrtar ne lidhje me kete çeshtje.

Në mënyrë krejt befasuese, Vodafone Albania u informua nga mediat se AKEP (Autoriteti për Komunikimet Elektronike dhe Postare) do të propozojë për miratim në mënyrë aspak transparente, një vendim arbitrar që favorizon Albtelecom në dëm të klientëve të operatorëve të tjerë. Sipas këtij vendimi AKEP synon të aplikojë tarifa diskriminuese ndaj Vodafone Albania dhe Telekom Albania. Tarifa të tilla penalizojnë klientët e këtyre dy operatorëve pasi do t’u duhet të paguajnë më shumë për telefonatat drejt Albtelecom duke gjeneruar kështu fitime për Albtelecom. Theksojme se kjo kompani operon prej më shumë se dy dekadash në tregun shqiptar të telekomunikacionit me aktivetet në telefoni fikse dhe celulare dhe me pozita dominante në tregun e telefonisë fikse. Vodafone Albania e konsideron propozimin e AKEP si të papranueshëm për shkak të mungesës së transparencës. Propozimi, që AKEP ka për qëllim të miratojë, nuk është komunikuar apo konsultuar me operatorët e tjerë në treg, edhe pse ligji e përcakton qartë se çdo masë rregullatore që ndikon tek operatorët dhe klientët e tyre zbatohet vetëm pas një konsultimi publik dhe transparent. Në pritje të një reagimi dhe sjelljeje korrekte nga ana e AKEP, Vodafone Albania thekson se në asnjë rast nuk do të pranojë asnjë vendim që nuk është në përputhje të plotë me kuadrin rregullator të BE-së dhe legjislacionin për sektorin e komunikimeve elektronike në Shqipëri , e për më tepër që cënon të drejtat e klientëve tanë. Vodafone Albania është e angazhuar të ndjekë të gjitha procedurat ligjore të nevojshme si në nivel kombëtar ashtu edhe europian ndaj një vendimi të tillë".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI