Flash

Mark Marku: Si po ndodh ‘kriminalizimi i universiteteve’

Lapsi.al 14 February 2018
Mark Marku: Si po ndodh ‘kriminalizimi i universiteteve’

Sipas Mark Markut, pedagog në Universitetin e Tiranës, ligji i arsimit të lartë është i pazbatueshëm, pasi nuk zbatohen aktet nënligjore.

Marku u shpreh në rubrikën “Opinion” se ky ligj është i paaplikueshëm dhe Kryeministri nuk mund të thotë se nuk ka përgjegjësi. Marku nuk e sheh problemin vetëm tek vonesa e pagave, për të cilën pedagogët paralajmëruan një grevë të përgjithshme. Profesori u shpreh se financat e Universiteteve duhet të paraqiten në asamble ose në senat.

“Nuk është problemi vetëm për vonesën e pagave, por ne kemi shtruar edhe probleme të tjera të rëndësishme për Universitetin. Ligji është i paaplikushëm. Një ligj bëhet i zbatueshëm përmes akteve nënligjore, por aktet nënligjore nuk kanë dalë akoma. 2 vite e gjysmë pasi ka dalë ligji për arsimin nuk kanë dalë aktet nënligjore dhe bëhet i pazbatueshëm. Kryeministri thotë që unë nuk kam përgjegjësi, por kjo është paaftësi totale. Pjesa financiare e Universiteteve duhet të japë llogari, pra në asamble apo në senat” - tha Mark Marku.

Sipas profesorit, për herë të parë po ndodh ‘kriminalizimi i Universiteteve’. Marku i bëri thirrje qeverisë që të mos bëjë aleanca me krimin.

Profesori sjell shembullin e tenderit 1 milion eurosh, që sipas tij, është bërë para 3 vitesh pa u pyetur universiteti, dhe për më tepër nuk është ndërmarrë asnjë rikonstruktim apo investim për të justifikuar këtë shumë të madhe parash.

“Pse është kërkuar bllokimi në universitet? Ministria ka pjesë përfaqësues në bord dhe një pjesë e bordit bashkëpunon me ministrisë dhe kanë bërë shumicë bllokuese për Universitetin. Duhet të verifikohet veprimet e financimit të universiteteve publike. Në universitet po ndodh kriminalizimi për herë të parë, ashtu si në Parlament. Ne nuk i themi qeverisë të futet në luftë me Universitetin, por i themi që të mos bëjë aleancë me krimin. Është bërë një tender para 3 vitesh dhe nuk është pyetur fakulteti fare. Ishte tender rreth 1 milion euro dhe nuk janë pak për një universitet. Tenderi ishte i tmerrshëm, pasi nuk është bërë as rikonstruksion dhe as gjë tjetër. Qeveria është përgjegjëse për mënyrën e akreditimit të Universiteteve publike dhe po shkatërron këto universitete. Qeveria ka përgjegjësi, pasi ka bërë një ligj që nuk e zbaton vetë dhe ai ligj krijon problem për Universitetin”- u shpreh Mark Marku.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI