Flash

Flet Edi Rama: Godina e Teatrit Kombëtar do të shembet

Lapsi.al 14 February 2018
Flet Edi Rama: Godina e Teatrit Kombëtar do të shembet

Kryeministri Edi Rama ka folur të mërkurën për emisionin ‘Opinion’ në TV Klan në lidhje me zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. Rama theksoi se kjo është një temë e çelur 20 vite më parë, me emocionalitetin dhe racionalitetin e 20 viteve më parë që shfaqet dhe rishfaqet.

Ai tha se puna nuk qëndron tek godina, por godina është një çengel që tërheq të tjera fijesh shqetësimesh dhe fustracionesh që bëjnë për të jetuar në një pellg shumë të ndenjur.

“Ky është një muhabet pa lidhje. Ai objekt qëndron si një sfidë ndaj fatit, pasi ai mund të shembet nga dita në ditë, është e padenjë për të qenë një godinën për Teatër Kombëtar i këtij vendi. Nëse do të ishte shembur me kohë, do të ishte më mirë, kjo nuk ka ndodhur në të shkuarën, por do të ndodhë në të ardhmen. Ne do të ndërtojmë një Teatër Kombëtar”,-tha Rama.

Kryeministri sqaroi se godina e Hidrologjisë është vendi për të bërë teatër dhe për të parë teatër, sot është 1 mijë herë vendi më i rehatshëm, qoftë për të bërë teatër dhe qoftë për të parë teatër, siç është godina aktuale.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI