Flash

Vrasja e biznesmenit në Bllok, zbardhet dokumenti i gjykatës me padinë për borxhin

Lapsi.al 15 February 2018
Vrasja e biznesmenit në Bllok, zbardhet dokumenti i gjykatës me

Pas vrasjes së biznesmenit 64-vjecar mbrëmë në Tiranë, zbardhet e kaluara si dhe disa nga pistat ku po heton policia në lidhje me shkaqet dhe motivet e ekzekutimit. Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë mban datën 18.12.2009, ku biznesmeni i vrarë me silenciator Afrim Begalla është paditur nga Floresha Selmani, pasi nuk i është kthyer borxhi në vlerën 451, 543.00 lekë dhe 54, 013.40 Euro, duke i shtuar dhe kamatat e arrira.

Viktima sapo ka zbritur nga kati i pestë i pallatit, ishte duke hipur në makinë kur është qëlluar për vdekje me armë me silenciator nga disa persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas janë larguar. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona.

Kërkojmë sqarim dhe interpretim vendimi gjyqësor nr.10673, datë 18.12.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë i cili nuk është ekzekutuar duke interpretuar që: Detyrimin e palës së paditur Shoqërisë “Lab” sh.p.k., përfaqësuar nga administratori Afrim Begalla, ti ktheje palës paditëse Floresha Selmani shumën e marrë hua së bashku me kamatat e arrira (të llogaritura si interesa bankare) në masën 451, 543.00 lekë dhe 54, 013.40 Euro, duke i shtuar dhe kamatat e arrira (si interesa bankare) nga data 03.04.2009 deri në datën e ekzekutimit të vendimit gjyqësor” - thuhet në objektin e gjykimit nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka lënënë fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranes.

Vendimi:

1400231740-Floresha-Selmani-sqarim-interpretim-vendimi-Pr.Lf-1-3 (1)

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI