Flash

Rama-Berishës: Do e ndërtojmë teatrin e ri, por ti s'do vish se je vetë regjizor, vetë spektator

Lapsi.al 15 February 2018
Rama-Berishës: Do e ndërtojmë teatrin e ri, por ti s'do vish

Seanca e sotme plenare nuk i ka shpëtuar debatit për Teatrin Kombëtar. Kryeministri i vendit Edi Rama, bëri përgjegjëse qeverinë e Sali Berishës për gjendjen në të cilën ndodhet sot Teatri Kombëtar. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se nëse do vijohet me situatën kur në teatër do marrin rroga ata që kanë qenë dikur aktorë e jetojnë me madhështinë e së shkuarës, situata sa do vijë e do degradojë. Rama tha se Berisha duhet të mbajë përgjegjësi që e ktheu teatrin në bingo, ndërsa nuk i kurseu dy fjalë edhe për aktorin Bujar Asqeriu, që një ditë më parë foli ashpër në takimin me ministren Kumbaro.

“Jeni produkte të kinostudios Shqipëria e Re. Ngatërroni Bujar Lakon me Halit Beratin, është histori që mbeti aty ku e lashë unë se ju partia e djathë s’patët kurajo të çonit përpara një reformë shumë të thjeshtë. Sot çohet miku im Bujar Asqeriu dhe thotë pse na ndodhi kështu? Ashtu do ndodhte si të ndodhte ndryshe? Nëse s’ndodh që lekët të shkojnë për filma, por për të mbajtur me rroga ata që dikur kanë qenë aktorë…Më të talentuarit mbeten më të diskriminuarit, s’janë të barabartë në garë. 5 lekë për teatrin t’i marrin ata që vënë shfaqje, jo ata që jetojnë me lavdinë e së shkuarës e bëjnë bingo. Godina është apoteoza e marrëzisë tuaj. E kam thënë dhe besuar, s’do ishte mëkat të kishte ndodhur ashtu se sot do kishim jo vetëm teatër por edhe shfaqje. Se po vajte atje në dimër duhet të rrijë ambulanca tek dera, ndërsa në verë duhet të marrësh peshqir me vete. Një godinë absurde. Teatrot më të mëdhenj të Amerikës janë 9 gradaçelat më të mëdha të Amerikës. Ne do ta ndërtojmë Sali, t’i s’do shkosh se je regjisor, aktor dhe spektator. Ne teatrin e ri do ta ndërtojmë, as një kullë, as dy kulla do bëjmë një tjetër që siç është stadiumi kombëtar, do ta bëjmë më të bukurin në rajon”,- tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI