Flash

FOTOT/ Berisha del nga takimi me Metën, çfarë ka thënë për negociatat me Greqinë

Lapsi.al 15 February 2018
FOTOT/ Berisha del nga takimi me Metën, çfarë ka

Presidenti Ilir Meta po konsultohet me të gjithë paraardhësit e tij, nëse duhet t’ia japë plotfuqinë Ministrisë së Jashtme të negociojë marrëveshjen e re të kufirit detar me Greqinë apo jo.

Këtë të enjte është takuar me ish presidentin Sali Berisha. Nga deklaratat e mëparshme të Berishës është e lehtë të kuptohet se çfarë e ka këshilluar Metën.

Dyshimet janë se marrëveshja është mbyllur tashmë dhe negociatorët mblidhen vetëm për ta “noterizuar” atë. Dyshimet u përforcuan nga deklaratat e politikanëve grekë. Në përfundim të bisedimeve Bushati-Kocias, kryeministri grek Aleksis Cipras deklaroi se Greqia do të mbështesë hapjen e negociatave të Shqipërisë, ndërsa Ministri i Jashtëm grek Nikos Kocias ka dhënë detaje tashmë të marrëveshjes së arritur, siç ishte zgjerimi i kufirit grek në maksimumin e mundshëm në 12 milje.

Berisha ka akuzuar Ramën dhe Bushatin për tradhëti. Në një reagim të tij, Berisha e ka quajtur marrëveshjen një pazar.

"Ka bërë pazarin e kufirit detar me Greqinë, në të cilin ministri i Jashtëm grek thotë se ‘fituam zgjerimin e ujërave me 12 milje’. Të gjithë ata që mendojnë se kjo deklaratë është propagandistike, gënjejnë veten e tyre. Ministri grek e ka deklaratën 100 % të vërtetë. Marrëveshja jonë ishte ajo që të takon në linjën e mesit, në distance të baraslarguar. Marrëveshja e tij është; ‘po të jap thërrime, llokmën po e mbaj për vete’. S’mund ta kalojë atë marrëveshje, pa kaluar mbi trupat tanë. Asnjë cm sdo kalojë. Do e paguaj me çdo çmim” ka thënë Berisha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI