Flash

Kufiri detar me Greqinë, Ilir Meta në takim me Sali Berishën

Lapsi.al 15 February 2018
Kufiri detar me Greqinë, Ilir Meta në takim me Sali Berishën

Kreu i shtetit Ilir Meta ka pritur në Presidencë, ish-presidentin Sali Berisha, i cili iu përgjigj pozitivisht ftesës për t'u konsultuar për marrëveshjen e ndarjes së detit me Greqinë dhe Protfuqishmërinë që kërkon Ministri i jashtëm, Ditmir Bushati për të.

Presidenti Meta  u konsultua dje me ish-presidentët Bamir Topi dhe Bujar Nishani dhe paraditen e sotme, me  Alfred Moisiun dhe Rexhep Meidanin.

Procesin e konsultave, Meta e mori me iniciativë për shkak të rëndësisë që ajo paraqet për interesat kombëtare.

Disa javë më parë, Ditmir Bushati, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi bisedime dypalëshe me homologun grek Nikos Kotzas në Korçë lidhur me marrëveshjen e ndarjes së detit ndërmjet dy vendeve.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI