Flash

Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i kokainës, 12 të arrestuar

Lapsi.al 15 February 2018
Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i kokainës, 12 të arrestuar

Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë italiane mbajtën një konferencë në Tiranë për të bërë publik rezultatet e një operacioni të përbashkët të koduar “Nadir”. Një grup kriminal në përbërje të të cilëve kishte shqiptarë, italianë dhe rumunë, u shkatërrua. Grupi merrej me trafikun e kokainës së importuar nga Spanja dhe Holanda për ta tregtuar në sheshet kryesore të zonës së Lacios dhe Pulias në Itali.

Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me Policinë italiane Zyrën Interforcë, prezente në Shqipëri dhe me kolegët e Karabinierisë në Romë, nëpërmjet kanaleve të komunikimit të drejtpërdrejtë të dy Policive ka bërë të mundur që në shtetin italian të lëshohen urdhër arrestet ndaj 11 personave, 8 prej të cilëve në burg dhe tre në arrest shtëpie me akuza të trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 4 kilogramë kokainë e pastër, 1 kg hashish dhe 36 mijë euro para te gatshme. Ky grup kriminal trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine të pastër, e cila transportohej nga korrierë të përzgjedhur, mes të cilëve të rinj pa precedentë penalë. Droga më pas tregtohej në zonat e Romës, Frozinones e në Foxha.

Hetimi i përbashkët ka bërë të mundur të ndiqen penalisht 31 persona prej të cilëve 12 janë arrestuar në flagrancë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është bërë i mundur arrestimi njëkohësisht në Itali i 6 shtetasve shqiptarë, 1 italian dhe 1 rumune rezidentë në Itali dhe në Shqipëri i një shtetasi shqiptar Mario Ç, 38 vjeç, nga Lushnja me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike. Dy organizatat policore janë duke punuar intensivisht për kapjen e elementëve të tjerë të përfshirë në trafik dhe për shkak të sekretit hetimor nuk bëjmë me dije të tjera informacione.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në goditjen e grupeve kriminale si brenda ashtu edhe jashtë vendit duke u mbështetur nga partnerët e saj dhe duke dhënë siguri në një bashkëpunim të besueshëm dhe të suksesshëm”, njoftoi zyrtarisht policia shqiptare, përmes Rezar Velmishit, Shef i Sektorit për Hetimin e Narkotikëve.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI