Flash

Besnik Mustafaj për kufirin detar: Meta, i detyruar t’i japë plotfuqinë Bushatit

Lapsi.al 15 February 2018
Besnik Mustafaj për kufirin detar: Meta, i detyruar t’i japë

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj e vlerëson procesin e konsultimeve që Ilir Meta ka nisur me paraardhësit e tij në Presidencë, por përjashton mundësinë ai t’ia refuzojë plotfuqinë Bushatit për negociatat e kufijve detarë me Greqinë.

“Meta është i detyruar ta japë këtë mandat për ekipin negociator. Diskutimet e Metës me ish-Presidentët janë të nevojshme. Konsultimi zhvillohet lidhur me detyrimin që ka ai tani për këtë mandat për ekipin negociator. Jam i sigurtë se Meta do të japë plotfuqishmërinë”, theksoi Mustafaj.

I pranishëm në studion e News 24, Mustafaj u shpreh skeptik se arritja e një marrëveshjeje me Greqinë do të krijonte një marrëdhënie të re mes dy vendeve. Pavarësisht se Greqia është anëtare e BE prej 30 e ca vitesh, në Ballkan është vendi më i avancuar në “institucionet e demokracisë. Ne gjendemi në vorbullën ku opinioni publik fantazitë i kthen në fakte dhe ushtron presion mbi politikën. Opinioni publik në Shqipëri e ka kujtesën të freskët. Marrëveshja me Greqinë s’do prodhojë qetësi”, u shpreh Mustafaj.

Të këshilluara

(FOTO) Rama sërish me kostum dhe atlete

Edi Rama i është rikthyer stilit ekstravagant të veshjes me kostum dhe atlete. Pasi prej kohësh, Kryeministri nuk ishte shfaqur në pubkik me atlete. Por në s...

16:52

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI