Flash

VIDEO/ Flet Kotzias: E kemi mbyllur marrëveshjen me Shqipërinë

Lapsi.al 16 February 2018
VIDEO/ Flet Kotzias: E kemi mbyllur marrëveshjen me Shqipërinë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se Greqia i ka mbyllur gjithë çështjet hapura me Shqipërinë, dhe ka shprehur shpresën që së shpejti të kurorëzohet marrëveshja përfundimtare.

Në një intervistë të gjatë për televizionin grek Alpha TV, që u transmetua vonë mbrëmjen e të enjtes, zoti Kotzias tha ndër të tjera:

“Duhet t’ju them se kishim probleme të hapura me dy nga tre fqinjët tanë veriorë, me Shkupin dhe me Shqipërinë. Para një muaji e mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vitesh. Dhe besoj se kjo është një gjë e mirë. Vendi nuk duhet të ketë probleme të hapura”.

Shefi i diplomacisë greke ka vënë në dukje mendimin e tij se Tirana dhe Shkupi “po tregojnë më shumë mençuri” sa u përket problemeve me fqinjët.

“Me palën shqiptare bisedimet tona dhe negociatat mbajtën dy vjet e gjysmë. Rrjedhimisht janë pjekur kushtet dhe ishte e natyrshme që një moment të mbërrinim në një përfundim të mirë të tyre dhe shpresoj që të arrijmë aty”, - tha Kotzias.

Ministri i Jashtëm grek nuk ka dhënë detaje mbi marrëveshjen e mundshme me palën shqiptare.

Por burime që kanë njohuri mbi përmbajtjen e negociatave thanë për Ora News se çështjet kyçe për Athinën janë tre:

-finalizimi i marrëveshjes për zonat detare,

-rishikimi i teksteve shkollore dhe heqja e pjesëve që Athina konsideron se përmbajnë referime irredentiste

-gjendja e minoritetit grek në Shqipëri, me theks në të drejtën e pronës.

Të njëjtat burime thanë se të dy palët shpresojnë që brenda muajit prill të kenë përfunduar me sukses negociatat që po zhvillohen në mënyrë sekrete nga dy ministrat e jashtëm. Dhe “finalja të vuloset” me nënshkrimin e një marrëveshjeje dhe vizitën e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras në Tiranë.

https://www.youtube.com/watch?v=ch2g5zCRP60

Të këshilluara

Lushnje, kinemaja shndërrohet në kazino

Historia e kinemasë në Shqipëri nuk është një histori e mirëfilltë e artit, e teknikës dhe e industrisë kinematografike. Në vendin tonë me kinema për vite me ra...

21:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI