Flash

I plagosuri në Selitë me dy emra, në “luftë” me Emiliano Shullazin

Lapsi.al 16 February 2018
I plagosuri në Selitë me dy emra, në “luftë” me

Përplasja me armë në zonën e Selitës në Tiranë duket se ka rihapur dosje të vjetra. Nga ajo që dihet është se një person hyri në një lokal dhe pasi qëlloi 2 herë me pistoletë la të plagosur Gjon Pelivanin, 27 vjeç dhe Renato Hoxhën 31-vjeç.

Burime në policinë e shtetit thonë se Pelivani njihej edhe me identitetin Valment Pelivani. Ky është një emër i njohur për blutë për të shkuarën e tij. Emri i Valment Pelivanit del në një përplasje me armë me Emiliano Shullazin. Pelivani rezulton i dënuar për vjedhje. Mësohet se ai ka pasur "luftë" edhe me bandën e Emiljano Shullazit. Ai është plagosur në janar te vitit 2015 nga vetë krahu i djathtë i Shullazit, Gilmando Dani, që sot gjendet në burg.

Gjon Pelivani dhe një person tjetër me iniciale R. Hoxha u qëlluan me armë në një lokal në Selitë pas një sherri që patën me një person të quajtur Arti M. Ky i fundit i qëlloi të dy duke i plagosur dhe u largua me makinë nga vendi i ngjarjes. Policia është kërkim të tij. Nuk dihet arsyet e sherrit mes tyre që çoi në krim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI