Flash

ZYRTARE/ Adriatik Llalla nuk do të kalojë në "sitën" e Vetting-ut

Lapsi.al 16 February 2018
ZYRTARE/ Adriatik Llalla nuk do të kalojë në

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi sot se ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit për Adriatik Llallën, ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se trupi gjykues, i përbërë nga Roland Ilia, kryesues; Pamela Qirko, anëtare dhe Olsi Komici si relator, pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla” –thuhet në njoftim.

I njjëti vendim është marrë edhe për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi, kryesuese; Etleda Çiftja, anëtare dhe Genta Tafa (Bungo) si relatore, pasi mori dijeni për vendimin nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 14, datë 06.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj” – thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI