Flash

Detajet/ Një person hap zjarr para lokalit në Selitë, plagos pronarin dhe kamarierin

Lapsi.al 16 February 2018
Detajet/ Një person hap zjarr para lokalit në Selitë, plagos

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në mesditë në Selitë në zonën e Tiranës së re. Lapsi.al mësoi nga burime në vendin e ngjarjes së një person është afruar në hyrje të një lokali dhe ka hapur zjarr me një pistoletë.

Nga të shtënat është plagosur në këmbë një person i identifikuar me emrin Gjon Pelivani, 27 vjeç. I plagosuri i dytë është Renato Hoxha, 31-vjeç. Njëri nga të plagosurit është pronar i lokalit ndërsa tjetri është kamerier në lokal. Besohet se shenjester ka qene pronari i lokalpit ndersa kamarieri eshte plagosur aksidentalisht.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se autor i plagosjes është një person me iniciale A.M. i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ai është larguar në zonë i ndihmuar nga një tjetër person. Në zonë janë ngritur postblloqe police.

Burime nga spitali thanë se asnjëri nga të plagosurit nuk rrezikon jetën. Nuk ka ende detaje për shkakun apo rrethanat dhe as personat e përfshirë në këtë ngjarje. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. ©LAPSI.al

Informacion paraprak nga policia e shtetit

Më datë 16.02.2018, rreth orës 12:30, në rrugën "Irfan Tomini", gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasit R. H., 31 vjeç dhe Gj.P. 27 vjeç., të dy jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në kohë në vendngjarje ku kanë bërë identifikimin e autorit dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij. Pika të shumta kontrolli dhe në lëvizje për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI