Flash

Opozita PD-LSI: Marrëveshja Xhafaj-Marku anti-kushtetuese, Rama prokuror i përhershëm privat

Lapsi.al 2 February 2018
Opozita PD-LSI: Marrëveshja Xhafaj-Marku anti-kushtetuese, Rama prokuror i

Takimi dhe marrëveshja e sotme mes ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, është kundërshtuar nga ana e opozita. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha se kjo marrëveshje e vë Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorinë në tërësi, në shërbim total të Saimir Tahirit.

“Në brendësinë e kësaj marrëveshje përcaktohet se si kryeprokurori dhe prokuroria në tërësinë e saj, vendoset në shërbim total të Tahirit, në mbrojtje të tij, në shërbim të mbrojtjes së dëshmitarëve, dhe prishjes së provave”, - tha Bylykbashi.

Po ashtu, edhe nënkryetari i LSI-së, Luan Rama e quan marrëveshjen mes Xhafajt dhe Markut një “akt injorance”, pasi sipas tij është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Mjafton të lexosh vetëm objektin e marrëveshjes të cituar me lart, dhe do te gjesh menjëherë kundershtinë e saj me Kushtetutën. Sepse krimi i korrupsionit në bazë të Kushtetutës dhe paketës së ligjeve të reformës në drejtësi është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore, të cilat sipas nenit 148, pika 4 të Kushtetutës janë të pavarur nga Prokurori i Pergjithshëm! Pra, ç’punë ka Prokurori i Përgjithshëm, dhe aq me pak Ministri i Brendshëm me luftën kundër korrupsionit, që është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme?!”, - shkruan Luan Rama.

 

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI