Flash

DETAJET/ Kush është greku, vrasës me pagesë që u arrestua për vrasjen e Dejvi Kasmit

Lapsi.al 2 February 2018
DETAJET/ Kush është greku, vrasës me pagesë që u

Si pjesë e operacionit policor “Enigma” që goditi grupin që porositi dhe ekzekutoi vrasjen e Dejvi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë binte në sy edhe një shtetas grek.

Në pranga u vu Efthymiou Efthymious i cili dyshohet se kishte rolin e ekzekutorit të Dejvi Kasmit si vrasës me pagesë.

Gjatë kontrollit atij iu gjetën një sasi e konsiderueshme lekësh shqiptare dhe eurosh të dyshuara se ishin përfituar pas ekzekutimit të Kasmit.

Atij iu gjetën edhe 2 pistoleta dhe një snajper. Një nga pistoletat dyshohet se u përdor në vrasje.

Efthymiou kishte punuar nga viti 1992 deri në vitin 2012 si efektiv i forcave speciale në Greqi, por ishte larguar nga detyra pas dyshimeve se ishte përfshirë në trafik droge. ©LAPSI.al

https://youtu.be/j9z4jVRHSo4

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI