Flash

“I forti” i Lazaratit: Tahiri e nxori kanabisin nga fshati me autoblind

Lapsi.al 2 February 2018
“I forti” i Lazaratit: Tahiri e nxori kanabisin nga fshati me

Një prej të arrestuarit e superaksionit të policisë në 2014-ën në Lazarat bëri akuza të rënda në drejtim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda, Arbion Aliko tha se policia ka nxjerrë tonelata me drogë nga Lazarati dhe e kanë shitur tek trafikantët.

“Policia e Shtetit e nxori me blinda drogën nga Lazarati në 2014 dhe ua shiste trafikantëve. Këtë e bënë banditët e Saimir Tahirit. Ne na kanë sulmuar dhe nxjerrë në kërkim si fis sa erdhi në pushtet PS”, - u shpreh i riu që akuzohet për kultivim dhe trafik droge.

Ai po gjykohet se bashku me Gurgaz Skënderin, Erik Skënderin, Beqo Brahimin dhe Alfred Prokon. Në krye të grupit të tyre ishte Gate Mahumtaj i cili ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Pasi dëgjoi edhe mbrojtjen gjykata dha vendimet për të 5 arrestuarit duke i dënuar në total me 52 vite burg.

DENIMET PËR DOSJEN “LAZARATI 2014”

Arbjon Aliko dënohet me 13 vite burg

Gurgaz Skënderi dënohet me 11 vite burg

Enrik Skënderi dënohet me 10 vite burg

Alfred Proko dënohet me 10 vite burg (në kërkim)

Beqo Brahimi dënohet me 8 vite burg (në kërkim)

Të këshilluara

Vret veten djali i Fidel Kastros

Ka vrarë veten në shtëpinë e tij në Havana djali i Fidel Kastro. Lajmin e ka zyrtarizuar gazeta “Gramma” në Kubë. Fidel Ángel Castro Díaz-Balart u gjet i vdekur...

09:30

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI