Flash

Përplasja e fortë Basha-Lubonja: Marksist! Nihilist! Mashtron! Gënjen!

Lapsi.al 2 February 2018
Përplasja e fortë Basha-Lubonja: Marksist! Nihilist! Mashtron!

Ishte një përplasje e fortë ajo mes Lulzim Bashës dhe analistit të njohur Fatos Lubonja mbrëmjen e së enjtes në studion e Eni Vasilit në News 24.

Ishte i pari Lubonja ai që nuk i ka kursyer kritikat ndaj liderit të opozitës për kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike. Basha e ka cilësuar Lubonjën si “zhurmues të opozitës” dhe “njërin ndër personat që ka ndihmuar në ardhjen në pushtet të të majtëve”.

Lubonja ka përmendur deputetin e PD-së në Vlorë, Agron Shehaj si oligark, kurse Basha i është kundërpërgjigjur duke e etiketuar si “marksist”.

DEBATI

Basha: Po turp more që vjen këtu dhe bën zhurmuesin e opozitës. Asnjë gjë nuk the 2 orë. Sulmove vetëm opozitën.

Lubonja: Nuk e ka ndërtuar sistemin vetëm Edi Rama. Sistemin bashkë e keni ndërtuar.

Basha: Kam qenë përballë tij unë. Ai edhe me ndihmën tënde e ka ndërtuar (sistemin). 11 vjet ka ndenjur. 11 vjet s’ka bërë planin urbanistik.

Lubonja: Ça plani ndërtoni? Çfarë të doni.

Basha: Çfarë plani. Gënjen! Mashtron! Të të vijë turp! Paske ardhur këtu të bësh nihilistin.

Lubonja: Pse ore, ti do më thuash ti mua çfarë të them? Të të bëj militantin unë ty?

Basha: Mos fol me gënjeshtra, me mashtrime!

Lubonja: Oligarkun e Vlorës nuk e përmende.

Basha: Nuk është oligark. Ai e ka ndërtuar pasurinë nga “zero” në Itali. Ti do të ekzekutosh të pasurit. Ti je marksist, unë s’jam marksist.

Lubonja: Edhe në Evropë janë të ndara partitë.

Basha: Nëse ka bërë afera ai ma thuaj se ia tregoj unë vendin.

Vasili: Lubonja thotë jeni bashkë në këtë gjë.

Basha: Nuk e solla unë as PD as Rroshin, as Prengën, as Doshin. I solli ai këtu.

Lubonja: Disa prej tyre.

Basha: Asnjë prej tyre.

Lubonja: Ky është sistemi që keni ngritur ju.

Basha: Ti mat kohën time, s’mat kohën tënde. Është gabim që thua jemi të gjithë njësoj. Është vepër i një njeriu. I bëri Edi Rama për pushtetin e tij.

Lubonja: Me llafe të përgjithshme.

Basha: Nuk është ashtu.

Lubonja: Jo me llafe, me emra.

Basha: Pse bie pre e kukuvajkave të qeverisë. Mos fol si debatikas.

Lubonja: Ju njohin shqiptarët, prandaj nuk ngrihet populli.

Basha: Jo.

Lubonja: Mos e ngri zërin.

Basha: Unë të dëgjova. Më respekto.

Të këshilluara

Vret veten djali i Fidel Kastros

Ka vrarë veten në shtëpinë e tij në Havana djali i Fidel Kastro. Lajmin e ka zyrtarizuar gazeta “Gramma” në Kubë. Fidel Ángel Castro Díaz-Balart u gjet i vdekur...

09:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI