Flash

Xhafaj i shkon në zyrë kryeprokurores Arta Marku, në fokus aksioni për goditjen e 45 grupeve kriminale

Lapsi.al 2 February 2018
Xhafaj i shkon në zyrë kryeprokurores Arta Marku, në fokus

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është drejtuar për në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme mëngjesin e sotëm për të zhvilluar një takim me kryeprokuroren Arta Marku.

Mësohet se temë kryesore e takimit që pritet të nisë në orën 09:00, është forcimi i bashkëpunimit me strukturave për goditjen e 45 grupeve kriminale që veprojnë në vend.

Ministri Xhafaj është shprehur  më parë se deri më tani në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë goditur dy grupe kriminale, në Fier dhe Shkodër.

Ndërkohë viti 2018, sipas paralajmërimit të ambasadorit amerikan Donald Lu, është një vit ku priten të bëhen arrestime dhe kapje të peshqëve të mëdhenj, por deri më tani nuk ka patur asnjë arrestim të tillë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI